...

Kompania jonë

Vitet qË sigurojm Mjaltin me sukses

  • Company History
  • About Us

Kompania GRUDA është një biznes familjar me një histori të pasur, që operon me krenari në rajonin e Pejës. Tradita jonë që nga kohët e hershme ka qenë e lidhur ngushtë me bletët dhe artin e bletarisë. Ne filluam me pasionin për të prodhuar mjaltin dhe produkte të tjera bletarake, duke shitur fillimisht brenda rrethit familjar dhe te miqtë e ngushtë të familjes. Me kalimin e kohës, ky pasion është zgjeruar dhe tani ofrojmë produktet tona edhe në tregun lokal, duke u angazhuar për cilësi dhe freski të lartë. Ne besojmë se çdo gotë mjaltë është një pasqyrë e natyrës dhe e punës sonë të palodhur, dhe jemi të përkushtuar për t'i sjellë këto produkte të shkëlqyera në duar të konsumatorëve tanë.

Bërja e mjaltit është një proces kompleks dhe unik

Ambicia për të zgjeruar biznesin na çoi në një nivel tjetër, kur u themelua GRUDA si kompani në vitin 1990 me një dyqan që nuk mbulonte më shumë se 30 m². Që nga ajo kohë e deri tani, kompania ka pasur një rritje, si në aspektin e prodhimit, ashtu edhe në aspektin e hapësirës, tani kemi një objekt që zë një hapësirë më shumë se 5000 m².

    Si një biznes familjar, ne synojmë vlerat para të gjithave. Ne zgjedhim përbërësit më të mirë për produktet tona dhe jo ata më ekonomikët. Punojmë për të mirën e biznesit dhe të planetit. Fokusohemi te gjeneratat që do të vijnë dhe jo te raportet e fitimeve vjetore. Kështu, ne japim shembuj të punës së ndershme, gjeneratë pas gjenerate, ashtu siç na mësuan paraardhësit tanë.
Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.